Karaoké Zjerm (Eurovision Albania) Shkodra Elektronike
03:06
Cm
Chanter dans l’app
Télécharger pour Mac
Scanner pour télécharger l’application mobile
Paroles
N'këtë minutë, n'këtë çast
No paranoja
Pas shiut, ylber të duket bota
Nëpër rrugë, asnjë ambulancë
Kurrkush s'flet me arrogancë
Edhe sot na thanë që s'prishet koha
Përfundova nën ujë
Kurrë s'm'u tha goja
Imagjino një minutë pa ushtarë, pa jetima
Asnjë shishe n'oqean
Naftës i vjen era jargavan
Lirinë e fjalës ta mëson shkolla
Krijo në mua një zemër t'pastër
Në natën time
Të dërgoj dritën
Aman, miserere
Aman, miserere
Në zemrën time
N'zemrën teme
Ky minutë do të vazhdojë
Njerëz't e mirë e njerëz't pa emër
Kërcejnë valle n'shpirt
Jarnane ti toka ime
Ku kam lindë, s'do të harroj
Jarnane ti bota ime
Vazhdo me shndritë, shndritë
Shndritë, shndritë
Zjerm
Zjerm bjer mbi vallet tona tribale
Që ushtrojnë sa orteku kur bjen n'male
Zjerm
Zjerm
Njerz't pa emën e njerz't e dëlirë
Njësoj këputen e bijnë si shtatë thika që t'ngulen n'shpirt
Zjerm
Zjerm
Këtu flen deti
Rana e hana
E yjet s'i shofim se yjet na i shkel kamba kur ecim n'jerm
Zjerm
Zjerm
Jena t'untë për flakë e dritë
E t'kërkojmë n'kyt terr që s'pran' tuej shndritë
Krijo në mua një zemër t'pastër
Në natën time
Të dërgoj dritën
Aman, miserere
Aman, miserere
Në zemrën time
N'zemrën teme
Ky minutë do të vazhdojë
Njerëz't e mirë e njerëz't pa emër
Kërcejnë valle n'shpirt
Jarnane ti toka ime
Ku kam lindë, s'do të harroj
Jarnane ti bota ime
Vazhdo me shndritë, shndritë
Shndritë, shndritë
Informations
Rendu célèbre par Shkodra Elektronike
Toute reproduction interdite
Cet enregistrement est une reprise de Zjerm rendu célèbre par Shkodra Elektronike









